Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një tjetër shqiptar debuton në Bundesligën gjermane

Eniss Shabani është shqiptari i radhës që ka debutuar në Bundesligën e Gjermanisë.

Shabani është pjesë e Mainzit dhe luan në pozitën e mesfushorit.

19-vjeçari luajti nga minuta e 81-të për skuadrën e Mainzit në xhiron e 32-të të elitës së futbollit të Gjermanisë.

Mainzi u mposht me rezultatin 3:0 nga Eintracht Frankfurti vendës.

Daichi Kamada në minutën e 18-të, Buta në minutën e 40-të dhe Randal Kolo Muani në minutën e 59-të, realizuan për fitoren e nikoqirit.

Edhe Mesfushori që debutoi në Bundesligë nuk ia mbyll derën Kosovës Sport Mesfushori që debutoi në Bundesligë nuk ia mbyll derën Kosovës

Portieri Diant Ramaj ishte në bankën rezervë te Frankfurti, që ka 46 pikë në pozitën e tetë.

Mainzi një pozitë më poshtë, e ka një pikë më pak.