Eniss Shabani ka qenë në stol te Mainzi që fitoi ndeshjen për Kupë të Gjermanisë ndaj Lubeckut me shifrat 3:0. Kjo është ndeshja e dytë për Shabanin që ftohet nga ekipi parë i klubit gjerman që garon në Bundesliga.
Shabani u ftua edhe në ndeshjen e fundjavës që Mainzi e fitoi 2:0 ndaj Werder Bremenit.
19-vjeçari është nga Kosova, ndërsa luan në pozitën e mesfushorit. Shabani ka luajtur nga një ndeshje për U16 dhe U19 të Gjermanisë.