Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ngankam huazohet te Mainzi

Mainzi e ka huazuar Jessic Ngankamin nga skuadra tjetër e Bundesligës, Eintracht Frankfurt.

Sulmuesi 23-vjeçar ka luajtur 15 ndeshje në edicionin aktual në Bundesligë për Eintracht Franfurtin.

“Unë jam duke pritur për sfidën e re, mendoj se do të përshtatem mirë me ekipin dhe sistemin e lojës. Unë i njoh disa lojtar dhe bashkë me shokët e mi të rinj synojmë të mbesim në ligë”, ka thënë ish-reprezentuesi i U21 të Gjermanisë për faqen zyrtare të klubit.

Në edicionin aktual Ngankam ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me një asistim.