Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një tjetër humbje për Dresheviqin në Holandë

Ibrahim Dresheviq është ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen që Heerenveeni e pësoi në shtëpi nga NEC Nijmegen me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 22-të të “Eredivisie” të Holandës. Për Heerenveenin është humbja e pestë rresht në elitën e futbollit holandez.

Heerenveeni zë vendin e 11-të me 25-të. Një humbje në gjashtë ndeshjet e fundit e ka edhe për Kupë.