Ibrahim Dresheviq është larguar nga skuadra holandeze, Heerenveen. Njoftimin për largimin nga klubi elitar i Holandës e ka bërë futbollisti i Kosovës në rrjetet sociale.
Ai nëpërmjet një postimi ka falënderuar klubin holandez për mundësinë e dhënë.
Dresheviq pjesë e Heerenveenit u bë në janarin e vitit 2019. Ai nga klubi holandez është larguar si lojtar i lirë, pasi kishte kontratë deri në fund të sezonit 2021/2022.
Më herët karrierë ka bërë edhe te Elfsborgu në Suedi.
Artikuj të ngjashëm