Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dreshevic, ka nënshkruar zyrtarisht me klubin japonez, Machida.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit që bën gara në elitën japoneze, ku i urohet mirëseardhje reprezentuesi kosovar, por pa dhënë detaje rreth kostos së transferimit apo kohëzgjatjes së kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë se është vendosur që Dresheviq t'i bashkohet klubit me transferim të përhershëm nga Fatih Karagumruk i Turqisë”, thuhet në njoftimin e klubit japonez, që sivjet u inkuadrua në kampionatin kryesor të Japonisë në futboll.
Ndërsa, Dresheviq është shprehur i lumtur më këtë transferim.
"Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi të madh. Jam i emocionuar që luaj për ekipin dhe tifozët. Është një përvojë e re për mua dhe familjen time gjithashtu. Unë dua që ky klub të fitojë. do të luajë”, ka thënë ai.
26-vjeçari ishte nga viti 2022 pjesë e Karagumrukut në Turqi, ku pati 27 paraqitje e realizoi një gol.
Dresheviq më herët ka luajtur për Heerenveenin e Elfsborgin.
Në Japoni, së fundmi ishte edhe Benjamin Kololli. U kthye në Evropë, te Baseli, pas vetëm një sezoni.
/
— FC町田ゼルビア (@FcMachidaZelvia) January 18, 2024
??????? ?? ????????
\
この度、#ファティカラギュムリュク の #ドレシェヴィッチ 選手が、完全移籍加入することが決定いたしました??㊗️
ドレシェヴィッチ選手、ようこそ #FC町田ゼルビア へ!!⚽️?
詳細はこちら?https://t.co/KnwUsUpiXg#zelvia pic.twitter.com/zZv4Z7r4kd