Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dresheviqi me Heerenveenin fiton ndeshjen e parë të plejofit për Evropë

Ibrahim Dresheviq me skuadrën e Heerenveenit e ka fituar ndeshjen e parë të plejofit, që është e rëndësishme për t’i siguruar ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Të enjten mbrëma, Heerenveeni fitoi me rezultatin 3:2 ndaj skuadrës së AZ Alkmaarit, me rikthim të rezultatit.

13-të minuta pas pushimit, Heerenveeni kaloi në epërsi me golin e Sydney van Hooijdonkut. Epërsia zgjati vetëm një minutë pasi shifrat i barazoi Hakon Evjen.

Vangelis Pavlidis më pas shënoi për vizitorët për 2:1.

Fundi i ndeshjes ishte dramatik.

Amin Sarr realizoi për mrekulli në minutën e 90-të, ndërsa Tibor Haliloviq shënoi për golin e fitores për vendësit.

Edhe Dresheviqi kompleton ndeshjen në fitoren ndaj G.A Eagles Sport Dresheviqi kompleton ndeshjen në fitoren ndaj G.A Eagles

Ndeshja kthyese do të luhet në Alkmaar të dielën.

Dresheviqi, që përfaqëson Kosovën në nivel shtetëror, e kompletoi ndeshjen.