Fusha e basketbollit është deformuar me kalimin e viteve, duke pësuar fryrje të parketit dhe po ashtu gropa, si një fushë kodrinore në miniaturë.
Parketi i drurit përfundi këmbëve lëkundet. Dy shtylla hekuri, gati në mënyrë qesharake, gjenden në mes të fushës, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe fjalë të tjera, fusha e basketbollit nuk është në formë të një fushe të vërtetë të basketbollit.
Por Sylvie Manac'h - drejtoresha e re e Y.M.C.A. në Paris, ku gjendet fusha - dukej e befasuar kur një vizitor i fundit kishte pyetur Manac'hun nëse ajo ka pasur dëshirë një herë të heqë gjithë këtë parket dhe të vendosë një parket të ri më modern.
"Jo", iu përgjigja. "Unë e dua këtë".
Fusha e basketbollit është një objekt i krenarisë së madhe për Y.M.C.A. në Francë dhe ka rëndësi historike për lojën. Organizata thotë se është fusha më e vjetër në botë, që vazhdimisht ka qenë funksionale që nga viti 1893, dy vjet pasi që James Naismith e kishte zbuluar lojën në Y.M.C.A. në Springfield, Massachusetts të SHBA-së....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.