Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollisti i NBA humb ndjenjat në parket

Drama e madhe u pa mbrëmë në NBA kur basketbollisti i Oklahomas, Bismack Biyombo humbi ndjenjat dhe u rrëzua në parket.

Biyombo kolapsoi gjatë çerekut të dytë të fitores 128-120 të Thunderit ndaj Portlandit. Ai u rrëzua pranë bankës rezervë ndërsa Thunder kishin një ‘timeout’.

Loja u ndërpre menjëherë, ndihma e shpejtë hyri në parket, por fatmirësisht s’kishte nevojë për përdorim.

Veterani 31-vjeçar, i cili ka qenë në NBA për 13 vjet, mori ndihmë dhe shkoi në dhomat e zhveshjes.

Biyombo po mbante kokën dhe ishte i çorientuar. Sipas mediave vendase, ai do të dërgohet për analiza dhe ekzaminime të mëtejshme.

VIDEO:

Edhe Basketbollisti i Splitit i shpëton tragjedisë, për pak sa nuk e zuri koshi Basketboll Basketbollisti i Splitit i shpëton tragjedisë, për pak sa nuk e zuri koshi

Biyombo luajti vetëm ndeshjen e pestë për Oklahoman pasi nënshkroi kontratën më 10 shkurt.

Ai lindi në DR Kongo dhe në moshën 16-vjeçare u zbulua nga trajneri Mario Palma në një turne për të rinj në Jemen.