Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

80-sekondëshi më i keq që keni parë ndonjëherë në NBA

Në internet po qarkullon një video nga ndeshja e NBA-së mes Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors, e zhvilluar në mesnatën e së shtunës, në të cilën shihen 80 sekondat më të këqija në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Gjatë një sulmi të kampionit aktual, Warriors, basketbollistët humbin vazhdimisht kontrollin e topit, patën deri në shtatë gabime, të cilat ishin tentativa për të dribluar, gjuajtje apo kërcime, por nuk ishte fundi i “vuajtjeve” në parket dhe gabimet thjesht vazhduan.

Pasi Clevelandi më në fund mori topin dhe u përpoq ta gjuante atë në gjysmën e Golden Stateit, një basketbollist rrëshqiti dhe humbi topin, dhe Warriors luajtën një tjetër sulm, i cili përfundoi me një tjetër gabim të madh.

Dhe në fund, kur ndeshja u qetësua dhe Cleveland ngriti një sulm të ri, gjithçka përfundoi me gabimin e Osmanit në hapa.

Golden State fitoi me rezultat 120:114.