Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar në etapën e parë të garës së çiklizmit, Tour of Kosova. Këtë e ka bërë të ditur Federata e Çiklizmit e Kosovës, që edhe e organizon garën ndërkombëtare.
Tour of Kosova ka nisur të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gara e etapës së parë të Tour of Kosova, solli një aksident të rëndë të një prej pjesëtarëve të Njësitit të Motoçiklistëve në Policinë e Kosovës. Polici B.D. si pasojë e reshjeve të mëdha dhe kushteve të vështira klimatike që e përcollën ditën e parë të garës, ka rrëshqitur duke pësuar lëndime trupore. FÇK-ja së basku me Njësinë e Mjekësisë Emergjente dhe të gjitha institucionet tjera të përfshira në organizim, ka reaguar menjëherë për të siguruar jetën dhe shëndetin e motoçiklistit të lënduar”, thuhet në njoftimin e FÇK-së, të publikuar në faqen zyrtare në “facebook”.
Etapën e parë të garës kryesore të çiklizmit në vend e ka fituar francezi Tristan Delacroix i ekipit Sprinter Nice Metropole. I dyti ishte Ylber Sefa i Shqipërisë, ndërsa i treti Leo Bouvier i Team France Defense. Sipas njoftimit, shtegu i etapës së parë ka nisur në Lebanë dhe ka përfunduar në Therandë.