Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Motoçiklistët në Ferizaj s’u binden urdhrave, lëndohen tre policë

Arrestim - policia

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Në dy raste, për pesë minuta larg njëri-tjetrit, policët në Ferizaj janë lënduar nga motoçiklistët që s’u janë bindur njësive policore për ndalim.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar dy raste të sulmit ndaj personit zyrtar, në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në rastin e parë, atë në orën 21:15, një motoçiklist nuk i ka përfillur shenjat e ndalimit të zyrtarëve policorë të biçikletave dhe e ka rritur shpejtësinë e i ka goditur dy zyrtarë policorë duke u shkaktuar lëndime trupore dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes. Sipas raportit policor, policët e lënduar janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin qe identifikuar i dyshuari pasi në vendin e ngjarjes i kishte rënë telefoni celular dhe i dyshuari së bashku me prindin e tij janë paraqitur në stacion të policisë.

E rasti tjetër i përfshirë në raportin policor ka ndodhur pesë minuta pas të parit, në rrugën e njëjtë. Sipas raportit, njësia për trafik ka tentuar ta ndalojë një grup të rinjsh me motoçikleta, e gjatë përpjekjeve një motoçikletë ka goditur një polic duke e lënduar. Dy personat që ishin në motoçikletë janë arrestuar.

Pas intervistimit, në të dy rastet, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.