Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri ditët e ardhshme, më 4, 5 dhe 6 shtator, rrugët kryesore të Kosovës do të mbyllen për qarkullim për një periudhë kohore, për shkak të garave ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosovo 2025”.
Mbyllja për qarkullim do të vlejë në këto rrugë dhe këto intervale kohore:
· Etapa e parë, me datën 04.09.2025 nga ora 12:00 deri 15:00 - fillimi i garës fillon në hapësirën e autostradës Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë - Prizren Veri - Prizren Jug – Vërmicë (kthimi) - Prizren Jug - Prizren Veri - Suharekë – Duhël – Malishevë - dhe pastaj do të vazhdojnë deri në përfundim tek dalja e autostradës në Malishevë në kilometrin e 52-të.
· Etapa e dytë, me datën 05.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 - fillimi i garës fillon në Pikën Kufitare në Vërmicë – Prizren Jug - Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë - Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë –Lipjan – Babush - Bibaj – Kaçanik – Hani i Elezit – ku edhe do të jetë përfundimi i garës.
· Etapa e tretë, me datën 06.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 - gara fillon nga Hani i Elezit - Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komaran - Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug - gara përfundon në kilometrin e 10-të të autostradës në Vlashnje ku edhe do të bëhet ceremonia e mbylljes së etapës së III-të.
Policia ka kërkuar mirëkuptim te qytetarët dhe që shoferët të shfrytëzojnë rrugë alternative.