Sport

Mbyllen disa rrugë për shkak të Maratonës “Prishtina 2025”

policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur disa rrugë për shkak të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare Prishtina 2025.

Sipas njoftimit, do të ndërprehet qarkullimi i automjeteve në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja (kyçja në autostradën Ibrahim Rugova).

Plani do të fillojë të zbatohet sot duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës.

Plani i mbylljes së rrugëve:

1. Ngasësit që udhëtojnë nga Peja në Prishtinë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – fsh. Magurë – Lipjan → pastaj lidhen me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë.

2. Ngasësit që ushëtojnë nga Peja ë Fushë Kosovë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – Bardh i Vogël – fsh. Kuzmin – Fushë Kosovë.

3. Ngasësit që udhëtojnë nga Prishtina ose Veterniku drejt Pejës/Aeroportit → rruga: Prishtinë – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

4. Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica drejt Pejës ose Aeroportit → të shfrytëzojnë autostradën prej Mazgitit në drejtim të Shkupit, të dalin në Lipjan, pastaj: Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

5. Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica drejt Ferizajt → do të kenë lëvizje të lirë në rrugën nacionale, pa ndalesa.

6. Transporti publik (autobusët) në relacione Prishtinë – Fushë Kosovë – Aeroport dhe në drejtim të Pejës → nuk duhet të qarkullojë në këtë rrugë gjatë kohës së garës, por të përdorë rrugët alternative të përmendura më sipër.

Mbi 1200 pjesëmarrës në Maratonën e Prishtinës

2 o. më parë / 28 sht 2025 10:18
Maratona

Ka nisur edicioni i 25-të i Maratonës së Prishtinës.

Sipas Komitetetit Olimpik të Kosovës pjesëmarrës janë rreth 1200 vrapues.

Gara kryesore është në Maratonë, përkatësisht në 42 kilometra e 195 metra, por garohet edhe në distanca më të vogla.

Nga Federata e Atletikës së Kosovës kanë thënë se janë të befasuar me numrin e madh të pjesëmarrësve sivjet.

Atletët nga Afrika janë fitues të rregullt të Maratonës së Prishtinës.