Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një orë lojë për Mujën në humbjen e Antwerpit

Arbnor Muja ishte titullar te Antwerpi të dielën në disfatën që skuadra e tij e pësoi në udhëtim te Anderlechti.

Muja luajti deri në minutën e 61-të, por nuk la gjurmë në këtë ballafaqim. Ndeshja i takoi xhiros së dytë të elitës së futbollit të Belgjikës, ndërsa Anderlechti fitoi me rezultatin 1:0. Golin e shënoi Kasper Dolberg në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë. Antwerpi në dy ndeshje ka tri pikë, aq sa ka edhe Anderlechti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo