Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një medalje për Kosovën në ditën e parë të Ballkanikut në karate

Fortesa Orana ka fituar medaljen e vetme për Kosovën në konkurrencën e seniorëve në Kampionatin Ballkanik të karatesë në Tiranë. Të premten, Orana fitoi medalje bronzi në kategorinë mbi 68 kilogramë në luftëra.

Ndërkohë Kosova i ka fituar edhe katër medalje te veteranët.

Orana e nisi garën me humbjen 2:1 nga një sllovene.

Në repesazh shënoi dy fitore ndaj karateisteve nga Bosnja për të zënë vendin e tretë.

Albulena Gërvalla u rendit e pesta, ndërsa Vlera Qerimi ishte e shtata.