Fatos Beqiraj në krye të sulmit të Malit të Zi në duel me Arijanet Muriqin në portën e Kosovës.
Një situatë e tillë pritet të ndodhë më shumë se një herë në ndeshjen që të premten mbrëma (sonte, 20:45) e luajnë Mali i Zi dhe Kosova në stadiumin në Podgoricë, shkruan sot Koha Ditore.
Fare lehtë ka mundur që të jetë ndryshe - Beqiraj të jetë në sulmin e Kosovës e Muriqi në portën e Malit të Zi.
Beqiraj është lojtar i lindur dhe i rritur në Kosovë, Muriqi është me prejardhje nga Mali i Zi. Rrethana të caktuara kanë bërë që Beqiraj të luajë për Malin e Zi e Muriqi për Kosovën.
Beqiraj, 31-vjeçar, njihet si sulmues i fuqishëm, që ka bërë karrierë në vende të ndryshme.
Edhe
Beqiraj, drejtor sportiv i Buduqnostit
Aktualisht luan për Maccabi Netanyan në Izrael. Ka nisur karrierën në Pejë, te Shqiponja, vazhdoi te Besa e më pas një fazë të zhvillimit e kaloi te Buduqnosti i Podgoricës.
Sa luajti për Buduqnostin iu bashkua fillimisht Përfaqësueses U-21 të Malit të Zi e shpejt edhe Përfaqësueses A. Më pas ka luajtur gjatë te Dinamo Zagrebi në Kroaci e më pas te Changchun Yatai në Kinë, Dinamo Minsk në Bjellorusi, Dinamo Moska në Rusi dhe Mecheleni në Belgjikë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)