Sport

Një javë plot befasi për basketbollistin perspektiv

Kur Meriton Ismaili (197 cm), e pa emrin e tij në listën e Përfaqësueses A të Kosovës në basketboll, nuk po mund të besonte.

Ai ishte njëri prej 14 basketbollistëve që përzgjedhësi Damir Mullaomeroviq e kishte ftuar për ndeshjet me Rumaninë dhe Maqedoninë, në kuadër të parakualifikimeve për "Eurobasket 2021", shkruan sot Koha e Ditore.

Më të nisur përgatitjet me përfaqësuesen në Debrecen të Hungarisë, atij iu paraqit një problem me dokumente dhe regjistrim në FIBA. Fillimisht, Ismaili u njoftua se nuk do të mundë të ishte pjesë e ekipit për dy ndeshjet parakualifikuese, por kjo nuk përbënte ndonjë problem për të.

Ai thjesht ishte i kënaqur që ishte grumbulluar me më të mirët e Kosovës dhe nuk e kishte mendjen te debutimi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)