Basketbollisti Meriton Ismaili ka vazhduar kontratën me KB Prishtinën, transmeton Koha.net.
Këtë e bën të ditur klubi nga kryeqyteti i Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Meriton Ismaili blindohet. Një ndër lojtarët më me perspektivë në vendin tonë vazhdon kontratën me KB Prishtinën”, thuhet në konfirmimin e klubit.
Tutje KB Prishtina shkruan se, “Ismaili, i cili kaloi një sezon mjaft të mirë në klubin tonë në arenën ndërkombëtare dhe vendore është duke kaluar një verë të stërngarkuar me përfaqësuesen u-20 dhe tani me përfaqësuesen A pritet të jetë në formën më optimale për edicionin në vijim”.