Sport

Edhe Palokaj vazhdon me Prishtinën

Jan Palokaj është basketbollisti vendor i radhës që e ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Sigal Prishtinës për sezonin e ri.

Prishtina të hënën nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se Palokaj ka firmosur kontratë edhe për sezonin 2022/23.

21-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës sezonin e shkuar dhe luajti me një mesatare prej 10 pikëve, 4 kërcimeve e po aq asistimeve për ndeshje në Superligën e Kosovës dhe Ligën Ballkanike.

“Basketbollisti 21 vjeçar vendor, vazhdon me skuadrën kryeqytetase edhe për sezonin 2022/23. Jani sezonin e kaluar u transferua nga klubi i madh kroat Zara si talent me potencial dhe i cili vazhdon të jetë premtues”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prishtinës.

Para Palokajt, Prishtina ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe me Muhamedali Janjevën, si dhe Jetmir e Lejson Zeqirin.