Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Jan Palokaj transferohet te Bashkimi

Jan Palokaj

Bashkimi ka bërë përforcim të rëndësishëm për edicionin e ri të garave.

Të premten klubi prizrenas ka njoftuar se ka firmosur me Jan Palokajn, njërin prej basketbollistëve më të mirë vendorë në Superligë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Palokaj ka firmosur për dy vjet me prizrenasit. Ai ishte te Golden Eagle Ylli për disa edicione. Ka luajtur edhe për Sigal Prishtinën.

Ndërkohë Trevon Allen i është bashkuar Yllit të Suharekës.

Klubi rahovecas, Grapeland, ka firmosur me Fisnik Rugovën, kapitenin e deritashëm të Sigal Prishtinës.

Ndërkohë Jon Ismajli është huazuar te Vëllaznimi nga Sigal Prishtina. Ai vlerësohet basketbollist i talentuar.