Një person ka humbur jetën dhe 40 janë lënduar në rrëmujën e krijuar para ndeshjes eliminatore për Kupën e Shteteve të Afrikës në futboll mes Madagaskarit dhe Senegalit në Antananarivo, të dielën.
Zyrtarët e spitalit lokal kanë konfirmuar rastin me fatalitet, pasi tifozët ishin munduar të futeshin në një stadium të stërmbushur, “Municipal de Mahamasina”, në kryeqendër të Magadaskarit, para ndeshjes së shumëpritur, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Tifozët kishin pritur jashtë stadiumit që nga orët e hershme të mëngjesit për t'u futur në stadium për ndeshjen që nisi pasdite. Me t'u mbushur stadiumi me kapacitet 22 mijë ulëse, zyrtarët mbyllën portat, ndërsa qindra tifozë ende po shpresonin të futeshin.
“Tifozët donin të futeshin, por porta u mbyll pasi tribuna ishte e mbushur”, ka njoftuar shefi i policisë Herilalatiana Andrianarisaona për radiostacionin francez “RFI”. “Personat që ishin para nuk po mund të ktheheshin pas dhe persona të tjerë erdhën prapa tyre dhe atë në numër të madh. Kjo është ajo që provokoi shtypjen dhe rrëmujën”.
Ministri i Sportit i Madagaskarit, Tsihoara Faratiana, ka vizituar të lënduarit në spital së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Shëndetësisë. Po ashtu, kanë vizituar të lënduarit edhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Madagaskarit.
Kishte një minutë heshtje për viktimat para ndeshjes që nisi sipas orarit dhe përfundoi me barazim 2:2... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Vdekja e tetë personave në hyrje të stadiumit, goditje për Kupën Afrikane
-
Një i vdekur e tetë të lënduar në rrëmujën në Jordani gjatë përcjelljes së ndeshjes së Botërorit
-
135 persona vdiqën në stampedon në Guine, thotë grupi i të drejtave
-
Rreth 50 të vdekur nga një stampedo gjatë një ndeshjeje futbolli në Guinea
-
Dhjetëra të vrarë gjatë rekrutimit të ushtrisë në Kongo