Të paktën 37 persona kanë vdekur në një rrëmujë që u krijua gjatë një rekrutimi të ushtrisë në një stadium në kryeqytetin e Congos, Brazzaville.
Disa njerëz u përpoqën të kalonin me forcë përmes portave të stadiumit duke shkaktuar rrëmujë, citohen të kenë thënë banorët.
Javën e kaluar, ushtria njoftoi planet për të rekrutuar rreth 1500 djem dhe vajza nga mosha 18 deri në 25 vjeç.
Nuk dihet se sa persona kanë mbetur të plagosur në përplasjen gjatë natës.
Një deklaratë e qeverisë tha se një “njësi e krizës” është ngritur, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Sipas agjencisë Associated Press, rreth 700 njerëz në ditë janë regjistruar gjatë javës së fundit në qendrat e rekrutimit.
Të hënën vonë në mbrëmje, mijëra të rinj thuhet se dolën në stadiumin Michel d’Ornano për të qenë të parët në radhë të martën.