Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një 14-vjeçar në stërvitje me seniorët e Chelseat

Chelsea e ka mirëpritur kapitenin e grupmoshës U14, Charlie Holland, në ekipin e seniorëve të enjten.

Ky shpërblim për Hollandin ka ardhur pas paraqitjeve të tij fantastike kur skuadra e fitoi turneun “Albert Phelan Cup South”.

“Blutë U14” mposhtën Fulhamin në finale 5:0.

Kapiteni është vlerësuar jashtëzakonisht shumë për paraqitjet gjatë turneut dhe i është dhënë mundësia të stërvitet me seniorë.

Chelsea në Premier League do të luajë në fundjavë kundër Nottingham Forestit.

Edhe Chelsea me të rinj triumfoi ndaj Wrexhamit Sport Chelsea me të rinj triumfoi ndaj Wrexhamit

Në pamjet që janë bërë publike në rrjetet sociale nga “Sky Sports”, Holland qëndronte bashkë me Mateo Kovaçiqin dhe Conor Gallagherin, por ishte edhe në mbikëqyrjen e trajnerit të fitnesit, Matt Birnie.

https://twitter.com/footballdaily/status/1656601880162709504?s=20