Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea me të rinj triumfoi ndaj Wrexhamit

Trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino, kishte premtuar se do t’u jap hapësirë futbollistëve të rinj.

Në atë mënyrë veproi të enjten, kur Chelsea fitoi thellë, 5:0, ndaj skuadrës Wrexham në miqësore.

Më shumë se 50 mijë tifozë ishin të pranishëm në “Kenan Stadium”.

Mbrojtësi Ian Maatsen shënoi dy gola për londinezët. 23-vjeçari i mesfushës, Conor Gallagher, e realizoi një tjetër gol.

Shënoi edhe transferimi i ri, Christopher Nkunku, ndërsa Ben Chillwell e kompletoi fitoren e thellë të Chelseat.

Artikuj të ngjashëm