Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rosenior debuton me fitore te Chelsea

Chelsea

Skuadra e Chelseat nuk ka lejuar befasi të shtunën mbrëma në Kupën FA. Kjo ishte ndeshja e parë e Chelseat nën drejtimin e trajnerit të ri, Liam Rosenior.

Chelsea avancoi në raundin e katërt duke e mposhtur skuadrën e kategorisë së dytë të futbollit anglez, Charlton, me rezultatin e thellë, 5:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jorrel Hato, Tosin Adarabioyo, Marc Guiu, Pedro Neto dhe Enzo Fernandez i shënuan golat për Chelsean.

Ndërsa golin e vetëm për Charltonin e realizoi Miles Leaburn.

Chelsea në Premier League ka 31 pikë dhe është në pozitën e tetë.