Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për dhënien e autorizimit Klubit të Futbollit ‘Kosova’ që të ndërmarrë veprimet e nevojshme përgatitore për shpronësimin e pronës së paluajtshme në Bërnicë të Poshtme të komunës së Prishtinës.
Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi është shprehur se “me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e sportit në Republikën e Kosovës, sot në mbledhjen e Qeverisë propozova marrjen e vendimit për dhënien e autorizimit Klubit 'Kosova' për kryerjen e punëve përgatitore me qëllim të përgatitjes së dokumentacionit për shpronësimin e parcelave numër 1190, 1191, 1192, 1193, 1194 dhe 1189 në Bërnicë të Poshtme, zona kadastrale 71914024”.
“Me këtë vendim krijohen mundësi në investimet infrastrukturore për sportin në përgjithësi, dhe sportin femëror në veçanti”, ka vlerësuar ministri.
Në ekspozenë e tij, në mbledhjen e Qeverisë, ministri Gashi ka arsyetuar se Klubi i femrave i Futbollit “Kosova” në këtë zonë ka pjesë që i ka shfrytëzuar që nga viti 2000 dhe i cili ka bërë investime të vazhdueshme për zhvillimin e sportit në përgjithësi, dhe sportit femëror në veçanti.
-
Klubi Prishtina merr 10 hektarë në shfrytëzim 40 vjeçar
-
Qeveria ndan 3.2 milionë euro për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari”
-
Qeveria merr vendim për shpronësimin e pronave, hapet rruga për ndërtimin e sheshit të Obiliqit
-
Qeveria shpronëson disa prona në funksion të interesit publik
-
KBF Prishtina dhe KFF Mitrovica shpërblehen me nga 10 mijë euro