Për realizmin e projektit “Sheshi i Obiliqit, Qeveria sot miratoi propozim-vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme, ndërtesave - lokaleve afariste të cilat janë̈ nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e të cilat preken nga realizimi i projektit.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, tha se për realizimin e këtij projekti ka qenë e nevojshme të kryhen procedurat e shpronësimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për realizmin e këtij projekti ka qenë e nevojshme të kryhen procedurat e shpronësimit, vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët të cilët kanë qenë të evidentuar në tabletat shpronësimit. Propozim vendimi për të cilin kërkohet të shqyrtohet dhe të nxjerrë vendim nga Qeveria e Republikës së Kosovës është në harmoni dhe përputhje të plotë me nenin e Rregullores së Punës të Qeverisë së Kosovës”, tha Kuçi, njofton KosovaPress.
Po ashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i “Poligonit Kryesor të Trajnimeve” për nevoja të FSK-së, Zona Kadastrale: Babaj të Bokës, Shishman i Bokës, Popoc, Ponoshec, Cerret dhe Devë të Komunës së Gjakovës.