Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Franca në finale

Franca ka kaluar në finalen e Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar. Francezët të mërkurën mbrëma në stadiumin “Al Bayt”, fituan përballë Marokut me rezultatin 2:0. Fituesja në fuqi e Botërorit, Franca, realizoi nga një gol në secilën pjesë. Theo Hernandez në minutën e pestë, ndërsa Randal Kolo Muani shënoi në minutën e 79-të të ndeshjes, 44 sekonda pasi hyri në fushë.

Franca të dielën do të luajë në finale kundër Argjentinës. Maroku nga ana tjetër do të përballet të shtunën kundër Kroacisë në ndeshjen për vendin e tretë. Për Marokun, Botërori në Katar ishte historik. U bë përfaqësuesja e parë afrikane që arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

 


Kolo Muani u inkuadrua në lojë te Franca në minutën e 79-të, ndërsa një minutë më vonë, shënoi gol për francezët.

Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit realizoi pasi përfitoi nga topi i devijuar pas gjuajtjes së Kylian Mbappes. Kolo Muani më pas nuk e pati të vështirë të realizonte në portën e Bonos.


Me aksione të shpejta e shumë të rrezikshme ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut.

Megjithatë, gola tjerë ende nuk ka..


Me një gol të shënuar, dy shtylla të qëlluara e me shumë raste për shënim, është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut.

Nga minuta e pestë, Franca kaloi në epërsi dhe e ruajti atë deri në fund të 45 minutëshit të parë.

Theo Hernandez shënoi gol të bukur në minutën e pestë. Olivier Giroud për Francës dhe El Yamiq për Marokun, qëlluan shtyllat.

Giroud gjuajti fuqishëm nga afërsia, ndërsa El Yamiq në mënyrë akrobatike


Maroku është ringjallur në fundin e pjesës së parë ndaj Francës. Në minutën e 44-t, mbrojtësi i Valladolidit, Jawat El Yamiq, ka qëlluar shtyllën në mënyrë akrobatike.


Pasi Maroku rrezikoi nëpërmjet Azzedine Ounahit që gjuajti nga distanca në minutën e 10-të, Franca u kundërpërgjigj me Olivier Giroudin.

Giroud në minutën e 17-të qëlloi shtyllën e portierit maroken, Bono.


Theo Hernandez ka shënuar golin e parë në stadiumin e zhurmshëm “Al Bayt”.

Hernandez në minutën e pestë shënoi në portën e portierit Bono. Franca po udhëheq ndaj Marokut 1:0.


Ka nisur ndeshja gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut.

Të parët me topin nisin marokenët që kanë mbështetje të flaktë nga shkallët e stadiumit.

Fituesi i këtij dueli luan kundër Argjentinës në finalen e së dielës.

Prezent në tribuna është parë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse.

Artikuj të ngjashëm