Lideri i IPKO Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli do ta kërkojë vazhdimin e rezultateve pozitive në ligë.
Nikli që nuk di për humbje në stinorin pranveror, do ta kërkojë fitoren në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ndaj Gjilanit të dielën në Drenas, raporton KTV.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani, në këtë takim hyn pas barazimit 1:1 në derbin ndaj Prishtinës. Me këtë barazim Feronikeli, mban distancën në pesë pikë nga ndjekësi Prishtina.
Ndryshe nga Nikli, Gjilani, nuk di për fitore në stinorin pranveror dhe synon befasinë në udhëtim përballë liderit të Superligës.
“Bardhekuqtë” nuk po kalojnë momente të mira në ligë dhe në katër ndeshjet e fundit kanë grumbulluar vetëm dy pikë.
Edhe
Feronikeli kundër KEK-ut, por udhëtime të vështira për Prishtinën e Llapin
Në ndeshjen e parë Gjilani, kishte arritur ta mposht Niklin, 1:0, me golin e shënuar nga Lopez.
Kampioni i shumëfishtë i Kosovës, Prishtina, do të jetë mysafir i KEK-ut, në Obiliq.
“Bardhekaltrit” llogariten favorit në këtë përballje me elektricistët, që nuk dinë për fitore në këtë edicion.
Kryeqytetasit synojnë pikët e plota në këtë përballje pas barazimit me Niklin në shtëpi.
Edhe Llapi do ta kërkojë fitoren e tretë radhazi në kampionat.
Llapjanët, pas fitores në udhëtim ndaj Gjilanit, kanë hyrë në garë për titullin e kampionit në Superligë.
Skuadra e Xhengiz Rexhepit tani ka 44 pikë, sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë.
Edhe
Feronikeli, Prishtina dhe Llapi, synojnë fitore të reja në garën për titull
Llapi synon ta shfrytëzojë terrenin vendës, për ta mposhtur Trepçën ’89, që vjen pas humbjes nga Liria në shtëpi.
Të shtunën në Gjilan, kampionia në fuqi Drita, do ta presë Ferizajn.
Drita në këtë takim hyn pas fitores në udhëtim te Ballkani, ndërsa Ferizaj, pas fitores në shtëpi ndaj KEK-ut.
Trajneri i mirënjohur Erdogan Celina, do të kërkojë fitoren e dytë me skuadrën e tij Liria në shtëpi ndaj Drenicës.
Prizrenasit shijuan fitoren e parë në këtë stinorin pranveror ndaj Trepçës ’89 pasi mposhtën 2:1.
E, nga ana tjetër, Drenica synon këndelljen në Prizren, pas barazimit në shtëpi 1:1 me Flamurtarin.
Ndeshja e fundit e fazës së dytë të kampionatit do të zhvillohet të dielën.
Edhe
Feronikeli, Prishtina dhe Drita kërkojnë vazhdimësi në ligë
Nga ora 17:00, Flamurtari do të jetë nikoqir i Ballkanit, nga Suhareka në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinës.
Të dyja skuadrat kanë nga 27 pikë dhe janë duke luftuar për t’i ikur barazhit këtë sezon.