Është parashikuar gjatë, por tash duket se Raheem Sterling - pas spektaklit të radhës për Anglinë - ka kthyer nga vetja shumicën e tifozëve të vendit të tij.
Me tre gola të Sterlingut ndaj Çekisë, Anglia nisi në mënyrë impresive ciklin eliminator për Evropianin 2020 duke fituar 5:0, dhe është nga favoritet e hershme për të arritur në fazën e vonshme të Evropianit të vitit të ardhshëm, shkruan “FIFA.com”, transmeton “Koha Ditore”.
Kjo sigurisht se do të jetë ëndërr për çdo lojtar të përfshirë te Anglia, ku motivim shtesë është fakti se si gjysmëfinalja ashtu edhe finalja e Evropianit 2020 do të luhen në stadiumin Wembley.
Ishte në atë stadium që Sterling dhuroi një spektakël tjetër për Anglinë të premten, duke shënuar tre gola.
“FIFA.com” shikon tre faktorë në ngritjen e Sterlingut, nga një i ri premtues në një lojtar kyç te Anglia.
Lider i përfaqësueses
“Do të fusja atë në grupin e liderëve që kemi. Mendoj se ai është një shembull për lojtarët e rinj që vijnë. Është shumë i përqendruar në stërvitje dhe përgatitje, dhe mendoj se ai ka shijuar po ashtu përgjegjësinë shtesë që ka marrë. Nuk mund të fshihemi nga fakti se ai ka pasur momente të vështira me Anglinë dhe se është kthyer i fuqishëm”.
Edhe
Si u bë Haalandi superyll i futbollit?
Këto fjalë nga seleksionuesi i Anglisë, Gareth Southgate, pasi Sterling shënoi tre gola ndaj Çekisë, tregojnë për rolin e ri që sulmuesi i Manchester Cityt ka te “Tre Luanët”. Sulmuesi mund të jetë vetëm 24-vjeçar, por ai ka qenë pjesë e përfaqësueses A të Anglisë për gati shtatë vjet, pasi debutoi si 17-vjeçar në vitin 2012.
Fakti se startoi për krah një tinejxheri, Jadon Sanchos, dhe u zëvendësua nga një tinejxher, Callum Hudson-Odoi, është indikacion i qartë për përvojën e Sterlingut në këtë përfaqësuese të rinuar të Anglisë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)