Raheem Sterling e shënoi golin e tij të parë në turne dhe i dha Anglisë fitoren 1:0 kundër Kroacisë në Kampionatin Evropian.
Është hera e parë që Anglia e hap këtë ngjarje të madhe me fitore, pas 10 tentimeve.
Sterlingu shënoi gol në minutën e 57-të në “Wembley Stadium”.
Ai u rrit në hijen e stadiumit në Londrën veriore, aty ku do të zhvillohen tetë ndeshje të Evropianit 2020. Këtu përfshihen gjysmëfinalet dhe finalja.
Sulmuesi i Manchester Cityt nuk kishte shënuar më parë në Kupën e Botës 2014 e 2018, dhe në Evropianin e vitit 2016.
Ndeshja e radhës për Anglinë në Grupin D, do të jetë të premten kundër Skocisë. Kroacia do të luajë kundër Republikës së Çekisë.