Euro 2020

Sterling: E arritëm objektivin e parë me fitimin e grupit

Raheem Sterling ka thënë se me Anglinë ka arritur objektivin e parë që ishte të dilte në vend të parë në Grupin D të Euro 2020.

Sterling realizoi golin e vetëm për Anglinë në fitoren 1:0 sonte ndaj çekisë.

“Ka pasur aspekte pozitive nga kjo lojë. Kemi mbajtur topin më mirë sot dhe kemi gjetur hapsira. Arritëm rezultatin që na duhej. Saka dhe Grealish kanë qenë shumë mirë, kanë pasur dhe kanë pranuar topin për mrekulli. Është e shkëlqyeshme të kesh lojtar që mund të krijojnë gola. Kjo është pjesë e turneut, lojtarë të ndryshëm të dalin në skenë në ndeshje të ndryshme. Nëse nuk pranon gola atëherë fiton ndeshjet nëse mund të shënosh gol, ne kemi bërë këtë mjaft mirë. Objektivi në fillim ishte të fitonim grupin. Duhet të vazhdojmë me atë që kemi bërë, të mbesim solid dhe të mundohemi të shfrytëzojmë rastet”, ka thënë Sterling.