Euro 2024

Anglia fiton grupin, avancon edhe Sllovenia

a

Anglia e ka siguruar vendin e parë në Grupin C pas barazimit pa gola kundër Sllovenisë, që po ashtu kaloi tutje nga pozita e tretë.

Edhe pse me paraqitje të zbehta në Grupin C, anglezët e siguruan kalimin në fazën nokaut të Evropianit “Gjermania 2024”.

Ndeshja Angli – Slloveni u zhvillua të martën mbrëma në Koeln.

Me pikën e fituar, Sllovenia siguroi kalimin tutje me tre pikë. Nga vendi i dytë kalimin tutje nga Grupi C e siguroi edhe Danimarka që luajti po ashtu pa gola ndaj Serbisë.

 

Lojë e zbehtë e Anglisë

10 muaj më parë / 25 qer 2024 21:47
angli - slloveni

Photo: Associated Press

Anglia e ka mbyllur pjesën e parë pa gola ndaj Sllovenisë.

Ndeshja që po luhet në Koelne nuk prodhoi shumë në pjesën e parë. U veçuan dy raste të Anglisë, por skuadra e Gareth Southgate po bën lojë të zbehtë.

Me këtë rezultat, Anglia kualifikohet si e para e grupit.

Formacionet: Angli - Slloveni

10 muaj më parë / 25 qer 2024 20:11
kane

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në mes të Anglisë dhe Sllovenisë në Grupin C të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Takimi nis në orën 21:00 dhe luhet në Koeln.

Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Rice, Gallagher, Foden, Bellingham, Saka, Kane

Sllovenia: Oblak, Janza, Bijol, Drkusiq, Karnicnik, Mlakar, Elsnik, Gnezda, Stojanoviq, Sporar, Sheshko