Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ngasësit rus në Formula 1 përjashtohen nga garat në Mbretërinë e Bashkuar

Ngasësit rus janë përjashtuar nga garat në Mbretërinë e Bashkuar, kanë thënë autoritetet e motorsportit në Britani.

Ata kanë thënë se do ta refuzojnë njohjen e licencave të garuesve nga federata ruse deri në njoftimin e radhës.

Kjo do të thotë se Nikita Mazepin nuk mund të garojë në Grand-Prixin e Britanisë, nëse ai vazhdon të jetë pjesë e ekipit “Haas”.

Babai i Mazepinit, Dmitry, jep mbështetje financiare për “Haasin”, dhe është i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ky vendim i motorsportit të Mbretërisë së Bashkuar vjen menjëherë pasi FIA, trupi qeverisës ndërkombëtar, vendosi t’i lejojë garuesit rus të marrin pjesë në ngjarje, por i përjashtoi ekipet ruse.

I pari i motorsportit të Mbretërisë së Bashkuar, David Richards, mendohet se ka votuar kundër vendimit të FIA-s të martën në këshillin botëror të motorsportit.