Piloti i përjashtuar nga Formula 1, Nikita Mazepin, është shtuar në listën e njerëzve të sanksionuar nga Bashkimi Evropian pas pushimit rus të Ukrainës për shkak të lidhjeve të babait të tij me Kremlinin.
Vendet e Bashkimit Evropian, u dakorduan të vendosin sanksione të mëtejme ndaj Rusisë, duke synuar oligarkët dhe të afërmit e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç masave të miratuara tashmë që synojnë vetë presidentin Vladimir Putin, sistemin financiar të Rusisë dhe industrinë e teknologjisë së lartë të vendit, BE vendosi kufizime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve për 160 individë shtesë, duke përfshirë Mazepinin dhe babain e tij Dmitryn, pronarin dhe shefin ekzekutiv të kompanisë së plehrave minerale “Uralchem”.
Sipas BE-së, Dmitry Mazepin është një anëtar i “rrethit më të ngushtë” të Putinit dhe Nikita ishte një “person natyror” për t'u shtuar në listë për shkak të lidhjeve të tij me të atin.
BE tha se Dmitry Mazepin u takua me Putinin më 24 shkurt së bashku me 36 biznesmenë të tjerë për të diskutuar ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.
Para futjes në listën e sanksioneve, Nikita Mazepin tha se ishte i tronditur me vendimin për t’u përjashtuar nga Formula 1 dhe shtoi se do të themelojë një fond për të ndihmuar sportistët e përjashtuar nga garat si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.
Mazepin u përjashtua të shtunën e shkuar nga skuderia Haas, e cila ndërpreu kontratën me pilotin dhe sponsorin “Uralkali”.
Formula 1, më herët kishte shkëputur kontratën për garën e Çmimit të Madh të Rusisë. Organi drejtues i Motorsportit, FIA e ka ndaluar Rusinë nga të gjitha ngjarjet ndërkombëtare, por i lejon pilotët individualë të garojnë si neutralë, pa simbolet, flamujt dhe himnin kombëtar.
Sezoni në Formula 1 fillon më 20 mars në Bahrejn dhe FIA tha se pilotët duhet të nënshkruajnë një dokument parimet e saj të paqes dhe neutralitetit, si dhe “të qëndrojnë të solidarizuar me popullin e Ukrainës”.