Formula 1 pritet ta suspendojë pilotin nga Rusia, Nikita Mazepinin. Bëhet e ditur se bordi i Formula 1 do të mbajë takim urgjent në lidhje me këtë çështje dhe gjasat janë të mëdha që Mazepinit mos t’i lejohet të garojë jashtë Rusisë.
I pari që ka kërkuar një suspendim të tillë për pilotët rus dhe bjellorus ishte presidenti i Federatës Automobilistike të Ukrainës, Leonid Kostyuchenk.
F1 tashmë ka anuluar garën për Çmimin e Madh të Rusisë, e paraparë të mbahet më 25 shtator në Sochi.
Mazepin është pilot i skuderisë Haas dhe i biri i oligarkut Dmitry Mazepin.
Artikuj të ngjashëm