Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIA thotë se ngasësit rusë e bjellorusë mund të garojnë si neutralë

Federata Botërore e Motosporteve, FIA, do të lejojë garuesit nga Rusia të marrin pjesë në ngjarjet ndëkrombëtare.

Presidenti Mohammed ben Sulayem ka thënë se FIA “dënon pushtimin rus të Ukrainës”.

Por në komunikatë thuhet se ngasësit rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë, dhe nuk do të përdorin flamujt e shteteve të tyre.

FIA ka konfirmuar se gara e këtij viti e Formula 1 në Rusi është anuluar “për arsye madhore”.

FIA ka thënë se vendimi është në “pajtim me rekomandimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”.

Edhe Rusët e bjellorusët vetëm si neutralë në Lojërat Olimpike Dimërore Sporte të tjera Rusët e bjellorusët vetëm si neutralë në Lojërat Olimpike Dimërore

IOC-ja kishte rekomanduar të hënën që sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë të largohen nga garat ndërkombëtare.

Vendimi i FIA-s i lejon ngasësit Nikita Mazepin që të garoi në Formula 1 për skuderinë Haas.