Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nga një favorit, Lakers humb garën për plejof të NBA-së

Me humbjen nga Phoenix Suns, Los Angeles Lakers kanë humbur garën për të qenë në plejof të NBA-së për këtë sezon. Lakers e nisën sezonin si një nga favoritët për të fituar kampionatin.

Lakers kishin potencialisht pesë “Hall of Famers” në rosterin e tyre – LeBron James, Anthony Davis, Rusell Westbrook, Carmelo Anthony dhe Dwight Howard, megjithatë nuk arritën as plejofin.

Davis dhe James, dy yjet e skuadrës, humbën pjesën më të rëndësishme të sezonit për shkak të lëndimeve, kurse Westbrooki nuk arriti ta gjejë veten me ekipin e tij të ri.

Lakers është në pozitën e 11-të dhe ka rekord 31-48. Deri tani, skuadra legjendare e NBA-së po luftonte për një vend në play-in e më pas për ta siguruar plejofin. Megjithatë, humbja e mbrëmshme 121:110 ia humbi çdo shpresë për plejof ekipit të udhëhequr nga “Mbreti” James.