Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nga Londra në Plzen, rreth 30 shqiptarë në kërkim të biletave për ta përkrahur Kosovën

Foto: Koha

Rreth 30 shqiptarë nga Londra kanë udhëtuar për në qytetin çek, Plzen për ta përkrahur kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e sotme ndaj Çekisë.

KTV-ja raporton se disa prej tyre janë edhe pa bileta dhe janë në kërkim të tyre.

“Dardanët” të gatshëm për ndeshjen vendimtare

Kujtojmë se në dispozicion të “Dardanëve” për ndeshjen ndaj Çekisë janë 627 bileta.

Në stadiumin “Dossan Arena” të Plzenit, Kosova synon fitoren ndaj Çekisë, rivalit kryesor për kualifikim në Euro 2020.

Takimi nis në ora 20:45.


Raportohet se shumë tifozë kosovarë kanë udhëtuar për në Plzen për ta përkrahur Kosovën në sfidën e sotme ndaj Çekisë.

Edhe Hoteli ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës në Çeki, i mbushur me tifozë Sport Hoteli ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës në Çeki, i mbushur me tifozë

KTV raporton se shumë prej tyre nuk kanë bileta, e ata po tentojnë të blejnë bileta nga çekët, por një gjë e tillë është e pamundur.

Adresa e dytë për ta, në kërkim të biletave, është hoteli ku janë vendosur futbollistët dhe zyrtarët e FFK-së.

{gallery}