Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli ka vazhduar me përforcime në prag të sezonit 2021/22.
Ekipi nga Suhareka të hënën ka njoftuar se në radhët e veta e ka transferuar basketbollistin Leon Neziri.
Detajet tjera nuk janë bërë të ditura, por te Ylli i kanë dëshiruar mirëseardhje lojtarit që ka qenë pjesë e gjeneratave të reja të Kosovës.
Ai së fundi karrierë ka bërë në Angli kurse luan në rolin e fundorit.
Kampioni aktual është skuadra më aktive në afatin kalimtar, ku ka afruar edhe disa basketbollistë të dëshmuar.