Neymari te PSG-ja është transferimi më i madh që pritet të ndodhë në këtë afat kalimtar.
Me këtë transferim braziliani pritet që të marrë pagë tre më të lartë se ajo aktuale që e merr te Barcelona, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoal raporton se 25 vjeçari do të marrë 30 milionë euro në sezon në Parc des Princes. Megjithatë 15 për qind e pagës së tij pritet të shkojnë në drejtim të babait të lojtarit.
Për shërbimet e tij PSG-ja do të paguajë 222 milionë euro.
Përveç pagës, Goal raporton se klubi do t’i ofrojë lojtarit një përqindje të të ardhurave nga hotelet në pronësi të bordit të PSG-së, si dhe një avion privat për t’i lejuar atij të udhëtojë në Brazil sa herë që ai dëshiron.