Ylli i Brazilit, Neymar, ka pranuar se Kampionati Botëror “Katari 2022” mund të jetë ngjarja e fundit për të me Përfaqësuesen e Brazilit.
Neymar ka bërë të ditur se nuk ka forcë të mjaftueshme për të qenë në nivele të larta si me skuadër ashtu edhe me përfaqësuese.
“Mendoj se është Kupa ime e fundit botërore. E shoh atë si të fundit, sepse nuk e di nëse kam forcën e mendjes për t'u marrë më me futbollin. Kështu që unë do të bëj gjithçka për të dalë mirë, do të bëj gjithçka për të fituar me vendin tim, për të realizuar ëndrrën time më të madhe qëkur isha i vogël. Dhe shpresoj se mund ta bëj”, deklaroi Neymar.
29-vjeçari është pjesë e PSG-së.
Artikuj të ngjashëm