Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kupa e Botës në Katar mund të jetë e fundit për Neymarin

Ylli i Brazilit, Neymar, ka thënë se Kupa e Botës në Katar mund të jetë e fundit për të.

29-vjeçari këto komente i ka bërë në dokumentarin që i është kushtuar atij, e krijuar nga DAZN.

“Mendoj se do të jetë Kupa e Botës e fundit për mua. Po them Kupa e Botës e fundit sepse nuk e di nëse do të mund të përballem në aspektin mendor, të vazhdoj me futboll. Do të bëj gjithçka të shkoj atje mirë. Do të bëj gjithçka që mundem për ta fituar Kupën e Botës me shtetin tim dhe ta realizoj ëndrrën time. Shpresoj ta arrijë këtë sukses”, ka thënë Neymar.

Neymari do të luajë me Brazilin kundër Kolumbisë në kualifikime të Kupës së Botës. Brazili prinë në tabelën e 10-të ekipeve me 27 pikë pas nëntë ndeshjeve. Sulmuesi brazilian ka shënuar 69 gola me Brazilin deri tani.

Pele është golashënuesi më i mirë i brazilianëve me 77 gola zyrtare. Deri tani, Neymari e ka fituar Kupën e Konfederatës në vitin 2013 me Brazilin. E fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios.

Sulmuesi u lëndua para Kupës së Amerikës në vitin 2019, të cilën “Selecao” e fitoi në shtëpinë e vet.