Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari i afrohet rekordit të Peles

Neymari shënoi dy gola nga penalltia, derisa Brazili fitoi 5:1 kundër Koresë së Jugut të enjten në Seul.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit tani ka 73 gola me përfaqësuesen braziliane, dhe i afrohet rekordit të Peles si golashënuesi më i mirë i shtetit të tij. Pele ka 77 gola të realizuar me fanellën e “verdhë”.

Ishte ndeshje miqësore e Brazilit, që po përgatitet për Botërorin që mbahet në fund të këtij viti.

Golin tjetër për Brazilin e realizoi Richarlisoni.

Brazili do të luajë në Tokio të hënën kundër Japonisë. Koreja e Jugut luan ndaj Kilit.