Tre sulmuesit e Paris Saint-Germainit kanë realizuar “hat-trick” në ndeshjen me Clermontin në xhiron e 31-të të Ligue 1. Neymar e Kylian Mbappe realizuan nga tre gola, ndërsa Lionel Messi asistoi për tre gola të tyre në fitoren 6:1.
Messi asistoi në dy golat e parë. Fillimisht me pasimin e tij shënoi Neymari në minutën e 6-të,ndërsa goli i dytë u realizua nga Mbappe 13 minuta më pas.
Dossou i Clermontit ngushtoi rezultatin në minutën e 42-të, për golin e nderit për vendasit.
Neymar e Mbappe realizuan edhe nga dy gola në pjesën e dytë, ndërsa Messi kontribuoi me një tjetër asistim.
Mbappe e Neymari asistuan njëri-tjetrin nga një herë.
PSG-ja prin në tabelë me 71 pikë, larg prej Rennesit që është në vend të dytë me 56.