Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi realizon gol për PSG-në pas superkombinimit me Mbappen

Dy superyjet e Paris Saint-Germainit, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, kanë dhuruar spektakël në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Lensit në Ligue 1.

PSG-ja po udhëheq 3:0 pas pjesës së parë. Lensi po luan pa një futbollist që nga përjashtimi i Abdul Samedit në minutën e 19-të.

Golin e parë e realizoi Mbappe në minutën e 31-të, ndërsa të dytin Vitinha gjashtë minuta më pas. Golin e tretë të ndeshjes e shënoi argjentinasi Messi pas një superkombinimi me Mbappen.

Video e golit të Messit:

Lensi është ndjekësi i parë i PSG-së në garën për titull këtë edicion në Francë.