Kylian Mbappe ka shënuar dy gola ndërsa PSG-ja fitoi 3:1 ndaj Metzit. Ndeshja e së mërkurës mbrëma i takoi xhiros së 17-të të Ligue 1 të Francës.
Vitinha shënoi golin e parë për Parisin në minutën e 49-të. Pas një ore lojë, Mbappe shënoi me asistimin e Vitinhas për 2:0. Matthieu Udol shënoi për Metzin në minutën e 72-të, por Mbappe shënoi tjetër gol në minutën e 83-të për fitoren 3:1 të parisienëve.
Mbappe tani i ka 19 gola në 17 paraqitje në kampionatin francez. Parisi udhëheq me 40 pikë, pesë më shumë se Nice.
Metzi është në pjesën e poshtme të tabelës me 16 pikë.
Artikuj të ngjashëm