Futboll

PSG-ja fiton me shumë vështirësi ndaj Metzit

Desire Doue

Paris Saint-Germaini ka fituar me shumë vështirësi në udhëtim te Metzi në kampionatin elitar të Francës.

Kampioni francez dhe i Evropës fitoi 3:2, në ndeshjen e xhiros së 16-të.

Gonçalo Ramos dhe Quentin Ndjantou shënuan në minutën e 31-të dhe të 39-të për 2:0 në të mirë të parisienëve, por Jessy Deminguet e ngushtoi rezultatin tre minuta para fundit të pjesës së parë.

Më pas në minutën e 63-të për 3:1 realizoi edhe Desire Doue.

Georgiy Tsitaishvili realizoi për 3:2, dhjetë minuta para fundit. Por vendësit nuk patën më forcë për ta barazuar rezultatin dhe ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve.

PSG-ja ka 36 pikë pas 16 ndeshjeve, ndërsa Metzi i vendit të fundit mbetet me 11 pikë