Newcastle United është gati të shpenzojë një shumë të madhe të parave për një ose dy blerje të mëdha në afatin kalimtar të janarit.
Pronarët e rinj kanë dhënë sinjalet e para për të krijuar një skuadër të madhe, ndërsa kanë dhënë dritën e gjelbër për t’u përforcuar me futbollistë të nivelit të lartë.
Në listën e lojtarëve që Newcastle synon t’i transferojë janë Timo Werner, Charles De Ketelaere dhe disa lojtarë tjerë.